Kina një muaj pa vdekje nga Coronavirusi

Azia

Kina një muaj pa vdekje nga Coronavirusi

Më: 15 maj 2020 Në ora: 08:27
Ilustrim

Kina ka shënuar të premten një muaj pa regjistruar vdekje nga coronavirusi.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë të premten ka njoftuar për vetëm katër raste të reja me infeksion, të gjitha në provincën verilindore të Jilinit..

Hera e fundit që komisioni kishte raportuar një vdekje ishte më 14 prill.

Vetëm 91 persona në Kinë janë duke u trajtuar për COVID-19 dhe 623 të tjerë janë të izoluar e duke u monitoruar.

Në total, në Kinë janë regjistruar 4633 të vdekur e 82933 raste infeksioni, që kur nisi regjistrimi i rasteve në fund të vitit të shkuar në Wuhan që konsiderohet burim i virusit.

Kina ka mbajtur masën e distancimit social dhe nuk ka lejuar të huajt të hyjnë në vend, por ka nisur të hapë ekonominë duke ua mundësuar punën fabrikave të mëdha e bizneseve të vogla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat