Coronavirusi: Kina me plan ambicioz – testimi i të gjithë banorëve të Wuhanit në vetëm 10 ditë

Azia

Coronavirusi: Kina me plan ambicioz – testimi i të gjithë banorëve të Wuhanit në vetëm 10 ditë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 17:27
Kina

Kina po harton plane ambicioze për të testuar tërë popullsinë e Wuhanit, qyteti ku filloi pandemia COVID-19.

Sipas medieve të huaja, njoftimi erdhi pas shfaqjes së gjashtë rasteve të reja të coronavirusit në qytet – të parat që nga fillimi i prillit.

Autoritetet fillimisht kishin premtuar të testonin të gjithë 11 milionë njerëzit brenda 10 ditësh. Por tani duket se ata mund të synojnë një orar më pak ambicioz.

Sa kohë do të zgjasë testimi?

Në fund të prillit, qeveria provinciale në Hubei raportoi se 63,000 njerëz po testoheshin në Wuhan çdo ditë.

Dhe deri më 10 maj, kjo shifër kishte rënë në pak më pak se 40,000.

Sipas gazetës zyrtare Hubei Daily, ka më shumë se 60 qendra testimi në të gjithë qytetin të cilat kanë një kapacitet maksimal prej 100,000 testesh në ditë më së shumti, duke e bërë të vështirë të shihet se si mund të përmbushet një objektiv i testimit të të gjithë popullatës në vetëm 10 ditë.

Kështu që autoritetet kanë treguar që testet nuk do të fillojnë dhe përfundojnë brenda të njëjtës periudhë 10-ditore.

“Disa rrethe [në qytet] do të fillojnë nga 12 maj, të tjerët nga 17 maj, për shembull”, ka thënë Qendra në Wuhan për Kontrollin e Sëmundjeve. “Secili qark përfundon testimet e tij brenda 10 ditëve nga data e fillimit”.

Dhe sipas një raporti të Reuters më 13 maj, përgatitjet për kryerjen e testeve kishin filluar në dy nga 13 rrethet e qytetit.

Sa janë testuar deri më tani?

Zëvendësdrejtori i departamentit të biologjisë patogjene të Universitetit Wuhan, Yang Zhanqiu i tha gazetës Global Times se ai besonte se deri në pesë milionë banorë të Wuhan mund të jenë testuar tashmë.

Popullsia e qytetit – zakonisht rreth 11 milionë – gjithashtu ka ndryshuar me kalimin e kohës.

Autoritetet thanë që deri në pesë milionë njerëz ishin larguar nga qyteti për festën hënore të Vitit të Ri para se të mbyllet në 23 janar.

Bllokimi më pas zgjati deri më 8 prill, por nuk dihet se sa prej këtyre banorëve janë rikthyer deri tani.

A duhet të testohen të gjithë?

Yang Zhanqiu i Universitetit të Wuhan tha se nuk kishte nevojë për të provuar të gjithë që jetojnë në lagje pa raste të raportuara.

Autoritetet kanë thënë se ata do të fillojnë me njerëzit që konsiderohen më të rrezikuar – për shembull në zonat më të vjetra, më të dendura me popullsi, si dhe punëtorët e kujdesit shëndetësor.

Gjithashtu, njerëzit që janë testuar në shtatë ditët e mëparshme nuk do të kenë nevojë të testohen përsëri.

Por shefi i Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, epidemiologu Wu Zunyou tha për TV shtetëror: “Virusi mund të zgjasë më shumë për tu manifestuar tek pacientët me imunitet të dobët dhe këta njerëz gjithashtu janë të prirur për ‘fshehje’ të simptomave”.

Yang Zhanqiu shton: “Kurrë nuk do ta dini nëse njerëzit ishin infektuar pasi të dalin negativë”.

Ndërsa një zyrtar i lartë i Këshillit për Punë të Jashtme me qendër në SHBA për shëndetin global, Huang Yanzhong, tha: “Ende do të ekzistojë mundësia e shpërthimeve të izoluara në të ardhmen, të cilat as testimet në shkallë të gjerë nuk do t’i adresojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat