Shërohen të gjithë të infektuarit me virus në shtetin aziatik me 16 milionë banorë

Azia

Shërohen të gjithë të infektuarit me virus në shtetin aziatik me 16 milionë banorë

Më: 16 maj 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Kamboxhias njoftoi se pacienti i fundit me koronavirus është shëruar dhe është liruar nga spitali.

Shteti i Azisë Juglindore, që ka mbi 16 milionë banorë, nuk ka shënuar raste të reja të Covid-19 qe një muaj, por ende nuk ka vendosur t’i largojë masat kufizuese, përgshirë kontrollet kufitare, vendosjen e të ardhurve në karantinë dhe mbylljen e shkollave.

Kamboxhia deri më tani i ka regjistruar vetëm 122 raste me koronavirus dhe asnjë të vdekur, shkruan “Reuters”.

Pacientja e fundit që u shërua nga sëmundja e re ishte një grua 36-vjeçare nga provinca Banteay Meanchey. Ajo i falënderoi autoritetet shëndetësore për punën që kanë bërë.

Rasti i fundit i ri me Covid-19 që ishte raportuar më 12 prill, ndërsa Ministria e Shëndetësisë tha se deri më tani i ka testuar mbi 14 mijë e 600 persona.

Ministri i shëndetësisë, Mam Bunheng, bëri thirrje që njerëzit të vazhdojnë të qëndrojnë vigjilentë dhe të marrin masa parandaluese, siç është shmangia e tubimit në grupe të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat