Irani bën gati ushtrinë për luftën me karkaleca

Azia

Irani bën gati ushtrinë për luftën me karkaleca

Më: 16 maj 2020 Në ora: 12:46
Iran

Irani mund ta angazhojë ushtrinë për ta luftuar përhapjen e madhe të karkalecave në pjesën jugore të vendit. Këto insekte të dëmshme po i rrezikojnë të mbjellat, sepse janë në gjendje të hanë sasi të madhe të bimëve për një kohë të shkurtër.

Përhapja e karkalecave të shkretëtirës është vetëm një kokëçarje më shumë për regjimin e republikës islamike, e cila njëkohësisht po përballet me koronavirusin dhe trazirat ekonomike shkaku i sanskioneve amerikane.

Një zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë i tha agjencisë së lajmeve “ILNA” se ushtria iraniane ka ofruar ndihmë në luftër kundër karkalecave të shkretëtirës, shkruan “Free Europe”.

“Ushtria ka premtuar se do ta ndihmojë luftën kundër karkalecave të shkretëtirës, përfshirë ofrimin e automjeteve për terrene të vështira. Vitin e kaluar, ushtria ofroi personel dhe automjete dhe kjo ishte një ndihmë e madhe”, tha zëdhënësi i Organizatës për Mbrojtjen e Bimëve të Ministrisë së Bujqësisë, Mohammad Reza Mir.

Karkalecat e shkretëtirës tashmë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi në disa shtete të Afrikës Lindore, kanë kaluar nëpër Gadishullin Arabik dhe kanë arritur deri në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat