‘Vrasja e nderit’ i merr jetën 2 adoleshenteve për shkak të një videoje virale

Azia

‘Vrasja e nderit’ i merr jetën 2 adoleshenteve për shkak të një videoje virale

Më: 18 maj 2020 Në ora: 06:32
Ilustrim

Dy vajza adoleshente janë vrarë në të ashtuquajturën "vrasje nderi" në veri-perëndim të Pakistanit, për shkak të një videoje që qarkullonte në internet.

Ata thuhet se janë qëlluar nga një anëtar i familjes në fillim të kësaj jave në një fshat në kufirin e rretheve fisnore të Vaziristanit të Veriut dhe Jugut.

Vrasja ndodhi pas një videoje të shkurtër të tyre me një të ri, që ishte postuar në media sociale, tha policia, e cila është dërguar në zonën e largët për të hetuar rastin.

Incidenti thuhet se ka ndodhur të enjten pasdite në Shaam Plain Garyom, në një fshat kufitar në Khyber Pakhtunkhwa, sipas një raporti të policisë të cituar nga e përditshmja pakistaneze Dawn.

Ajo thoshte se arsyeja e vrasjes së dy vajzave, të moshës 16 dhe 18 vjeç, besohej të ishte një video, e cila tregonte një djalë të ri duke regjistruar veten me tre vajza të reja në një zonë të izoluar jashtë.

Duket se videoja është xhiruar gati një vit më parë dhe me shumë mundësi është bërë  virale në media sociale disa javë më parë, tha një zyrtar i lartë i policisë për gazetën.

"Për momentin, përparësia jonë kryesore është të sigurojmë jetën e vajzës së tretë dhe të djalit para se të ndërmarrin ndonjë veprim,"- tha oficeri.

Human Rights Watch thotë se dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një problem serioz në Pakistan.

Aktivistët besojnë se rreth 1.000 "vrasje nderi" kryhen në të gjithë vendin çdo vit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat