Këshilltari anti-COVID-19 i Kinës: Popullsia nuk ka imunitet, frikë nga një valë e dytë

Azia

Këshilltari anti-COVID-19 i Kinës: Popullsia nuk ka imunitet, frikë nga një valë e dytë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 07:49
Pamje nga Kina

Kina ende përballet me një rrezik të madh, që është mundësia e një vale të dytë infeksioni me COVID-19.

Paralajmërimi u bë nga Shëndeti Publik, që pas hulumtimeve të kryera arriti në përfundimin se problem në popullsi është mungesa e imunitetit, ndërkohë që ende nuk ka një vaksinë për koronavirusin.

Dr. Zhong Nanshan, që është këshilltari kryesor i shteti kinez dhe nr 1 në luftën ndaj pandemisë tha për CNN se autoritetet vendore në Vuhan, nga ku edhe shpërtheu pandemia e kanë ulur impaktin e shpërthimit të valës së parë.

Në Kinë janë raportuar 82000 mijë raste dhe 4633 vdekje, referuar Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat