Pas daljes nga izolimi, shtohet ndotja e ajrit në Kinë - Bota Sot
Pas daljes nga izolimi, shtohet ndotja e ajrit në Kinë

Azia

Pas daljes nga izolimi, shtohet ndotja e ajrit në Kinë

Më: 18 maj 2020 Në ora: 10:15
Kinë

Sipas një studimi të ri, ndotja e ajrit në disa pjesë të Kinës ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar pasi më herët ishte ulur në masë të konsiderueshme si pasojë e masave të izolimit.

Qendra për Kërkime të Energjisë dhe Ajrit të Pastër me seli në Helsinki të Findlandës tha se kjo dukuri besohet të jetë shfaqur si rezultat i aktivitetit industrial në kohën kur vendi po përpiqet ta rimëkëmbë ekonominë.

“Ka shenja të hershme se rimëkëmbja e Kinës nga Covid-19 është duke pasur efekt të kundërt në cilësinë e ajrit”, thuhet në këtë hulumtim.

Pavarësisht rënies së madhe në muajin shkurt, niveli i ndotësve të ajrit ishte më i lartë në fund të prillit dhe në fillim të marsit në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, vlerësohet në raport.

Aty u tha se rritja e nivelit të ndotjes është pasojë e aktivitetit industrial, sepse shtimi më i lartë i ndotjes së ajrit është shënuar në zonat me numër të madh të fabrikave.

Për të arritur deri te ky vlerësim, autorët e hulumtimit i analizuan të dhënat nga 1,500 stacione për përcjelljen e cilësisë së ajrit në Kinë, shkruan “BBC”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat