Së paku shtatë të vrarë nga një shpërthim vetëvrasës në Afganistan

Azia

Së paku shtatë të vrarë nga një shpërthim vetëvrasës në Afganistan

Më: 18 maj 2020 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar nga shpërthimi i një veture bombë afër një qendre të inteligjencës në lindje të Afganistanit.

Arif Noori, zëdhënës i guvernatorit provincial në Ghazni, tha se sulmuesi vetëvrasës e përdori një automjet të vjedhur të ushtrisë, të mbushur me mjete plasëse, duke e aktivizuar bombën afër hyrjes së ndërtesës.

Përgjegjësinë për këtë sulm e morën talibanët, të cilët thanë se kanë vrarë ose kanë plagosur dhjetëra pjesëtarë të forcave speciale.

Zëdhënësi Noori tha se shtatë persona janë vrarë dhe së paku 40 të tjerë janë plagosur, shkruan “Free Europe”.

Një zyrtar tjetër i kësaj province tha se cak i slumit ishte një njësi e Drejtorisë Kombëtare të Sigurisë dhe se shumica e viktimave ishin pjesë e personelit të inteligjencës shtetërore.

Ky sulm ndodhi vetëm një ditë pas arritjes së marrëveshjes mes presidentit Ashraf Ghani, dhe rivalit të tij, Abdullah Abdullah, për ndarjen e pushtetit pas disa muajve të krizës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat