Për shkak të coronavirusit, Kina mbyllë qytetin e 700 mijë banorëve – masa të ngjashme si në Wuhan

Azia

Për shkak të coronavirusit, Kina mbyllë qytetin e 700 mijë banorëve – masa të ngjashme si në Wuhan

Më: 19 maj 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Autoritetet kineze kanë mbyllur qytetin veri-lindor, Shulan – vend i 700 mijë banorëve, pas një shpërthimi të coronavirusit, duke imponuar masa të ngjashme të përdorura në Wuhan.

Sipas mediave të huaja, të gjitha fshatrat dhe lagjet janë mbyllur, ndërkaq vetëm një person nga çdo familje lejohet të dalë për dy orë, çdo dy ditë për gjëra thelbësore.

Këto masa vijnë pasi Pekini paralajmëroi se mund të lehtësonte disa kufizime kufitare ndërsa përgatitet për fillimin e së enjtjes të ngjarjeve politike.

Në Shulan lagjet ishin të kufizuara vetëm në një hyrje dhe dalje për automjetet e urgjencës, ndërsa u ndalua hyrja e të huajve dhe automjeteve.

Nëse ka raste të konfirmuara në një vendbanim, atëherë askush nuk mund të hyjë ose të largohet.

Javën e kaluar qyteti u klasifikua në rrezik të lartë pasi një grup i rasteve të coronavirusit u shfaqën, ndërkaq autoritetet urdhëruan mbylljen e përkohshme të vendeve publike, shkollave dhe transportit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat