India raporton mbi 100 mijë raste të përgjithshme me COVID-19

Azia

India raporton mbi 100 mijë raste të përgjithshme me COVID-19

Më: 19 maj 2020 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

India ka publikuar statistika të detajuara të infeksioneve të përgjithshme me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies së Indisë ka konfirmuar se më shumë se 100,000 njerëz kanë testuar pozitiv për koronavirusin e ri në të gjithë vendin, raporton Reuters.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara është 101,139, përfshirë 3,163 vdekje, sipas ministrisë.

Rreth 2,404,267 teste për virusin janë kryer në vend, sipas Këshillit Indian të Kërkimeve Mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat