Pas humbjeve miliarda dollarëshe, miliarderi kinez Jack Ma do të largohet nga bordi i Soft Bank

Azia

Pas humbjeve miliarda dollarëshe, miliarderi kinez Jack Ma do të largohet nga bordi i Soft Bank

Më: 19 maj 2020 Në ora: 14:06
Miliarderi kinez Jack Ma

Miliarderi kinez Jack Ma do të jap dorëheqje nga Soft Bank, duke i dhënë fund një bashkëpunimi 13-vjeçar me gjigantin japonez.

Siç raportojnë mediet, themeluesi i Alibabas, do të japë dorëheqjen më 25 qershor.

“Nuk është e pazakontë që Jack Ma të japë dorëheqjen nga bordi i Soft Bank, pjesërisht sepse ai dëshiron të pensionohet, dhe gjithashtu sepse ai mund t’i kushtojë më shumë vëmendje sektorëve të tjerë siç është filantropia në të ardhmen”, raportojnë mediet.

Kjo erdhi pasi banka pësoi një humbje prej mbi 17 miliardë dollarë në vitin e fundit fiskal që përfundoi në muajin mars. Kjo është humbja më e rëndë që ka pësuar ndërmarrja në historinë e saj 39-vjeçare.

Grupi SoftBank pësoi humbje masive në dy degët e saj, përfshirë WeWork, një kompani e pasurive të patundshme dhe Uber, të dy kompanitë janë me bazë në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat