Pesë raste të reja me COVID-19 në Kinë

Azia

Pesë raste të reja me COVID-19 në Kinë

Më: 20 maj 2020 Në ora: 08:38
Kina

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina regjistroi pesë raste të reja të koronavirusit por nuk kishte vdekje të reja dje, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit, raporton Reuters.

Nga rastet e reja, një ishte importuar dhe katër ishin infeksione lokale të zbuluara në Jilin, një provincë verilindore ku disa transmetime të reja lokale kanë ngritur frikën e një valë të dytë.

Tre raste të reja të dyshuara gjithashtu u raportuan – dy të importuara, dhe një nga Shanghai.

Kina kontinentale tani ka raportuar zyrtarisht 82.965 raste të konfirmuara.

Nga këto, 78.244 janë shëruar dhe janë shkarkuar, duke lënë vetëm 87 raste aktive, sipas NHC.

Ekzistojnë gjithashtu 368 “pacientë asimptomatikë” nën vëzhgimin mjekësor; këto llogariten veçmas nga rastet e konfirmuara simptomatike.

Numri i të vdekurve është 4634.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat