Në Wuhan zgjatet ndalimi për konsumimin e mishit të kafshëve të egra

Azia

Në Wuhan zgjatet ndalimi për konsumimin e mishit të kafshëve të egra

Më: 21 maj 2020 Në ora: 15:26
Ilustrim

Në qytetin kinez Wuhan, ku shpërtheu epidemia e koronavirusit në fund të vitit të kaluar, ndalimi i tregtisë me kafshë të egra është zgjatur, i cili përfshin një ndalim të gjuetisë dhe ngrënies së këtij lloji të kafshëve.

Ndalimi vlen për konsumin e kafshëve të egra dhe atyre ujore që janë në listën e kafshëve të mbrojtura, por edhe ato që rriten në robëri, transmeton BBC.

Në janar, Kina përkohësisht ndaloi tregtinë me kafshë të egra, dhe një muaj më vonë ajo u zgjerua në konsumin e kafshëve të egra.

Ndryshe, besohet se njerëzit në Kinë u infektuan me koronavirus duke konsumuar kafshë të egra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat