Demonstrata masive në Hong Kong që kur Pekini njoftoi për ligjin e ri me të cilin merr kontrollin e plotë

Azia

Demonstrata masive në Hong Kong që kur Pekini njoftoi për ligjin e ri me të cilin merr kontrollin e plotë

Më: 24 maj 2020 Në ora: 10:53
Ilustrim

Ligji i ri i me të cilin Pekini pretendon se merr kontrollin e plotë mbi Hong Kong, i ka shqetësuar banorët e këtij qyteti të Kinës, të cilët dolën në mënyrë masivë për të demonstruar kundër këtyre masave.

Përkrahësit e demokracisë në Hong Kong kanë kritikuar ashpër propozimin e Kinës për të miratuar një ligj të sigurisë kombëtare që do të ndalonte aktivitetin separatist dhe armiqësor, ndërhyrjen e huaj dhe terrorizmin në këtë territor gjysmë-autonom.

Ata thonë se shkon kundër kornizës ‘një vend, dy sisteme’ që premton lirinë e qytetit që nuk gjenden në pjesën tjetër të shtetit.

Turma protestuesish të veshur me të zeza u mblodhën në Causeway Bay, një distrikt shumë i rëndësishëm, për të protestuar ndaj legjislacionit të propozuar.

Protestuesit thërrisnin “Qëndroni me Hong Kongun”, “Lironi Hong Kongun” dhe “Revolucioni i kohërave tona”.

Aktivisti Tam Tak-chi u arrestua gjatë protestave, ë atë që policia tha se ishte një grumbullim i paautorizuar.

Tam tha se po jepte një “bisedë shëndetësore” dhe ishte i përjashtuar nga masat për distancimin shoqëror që ndalojnë mbledhjet e më shumë se tetë personave.

Forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës, në mënyrë që t’i shpërndajnë demonstruesit, që në mënyrë masive i mbushën hapësirat më të rëndësishme të qytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat