Lëvizja e papritur e Kinës në Wuhan, teston në 24 orë, 1.5 milionë banorë

Azia

Lëvizja e papritur e Kinës në Wuhan, teston në 24 orë, 1.5 milionë banorë

Më: 25 maj 2020 Në ora: 07:57
Ilustrim

Vuhani, qyteti kinez ku ka shpërthyer fillimisht koronavirusi i ri vitin e kaluar, ka testuar 1,470,950 persona për këtë virus vetëm të premten në 24 orë rresht, kanë thënë zyrtarët.

Më herët gjatë këtij muaji, autoritetet kineze kanë vënë një shënjestër ambicioze për testim të gjithë popullsisë 11 milionë banorëshe në më pak se dy javë.

Ata besojnë se kjo është mënyra më e mirë për të siguruar rihapje të sigurt të bizneseve dhe shkollave.

Kjo fushatë synon të identifikojë bartësit pa simptoma – personat që janë të infektuar, por që nuk shfaqin shenja se janë të sëmurë.

Numri i testimeve të kryera brenda ditës është rritur gradualisht. Më 18 maj, ky qytet ka kryer 467,847 teste, ndërkohë që deri të enjten, numri është rritur në më shumë se 1 milion teste në ditë.

Ky lajm vjen teksa Kina nuk ka raportuar orët e fundit asnjë rast të ri në territorin e saj të prekur me këtë virus, prej kur ka shpërthyer sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Kina ka regjistruar deri më tani më shumë se 84,000 persona të infektuar dhe 4,600 të vdekur si pasojë e këtij virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat