Rishfaqet Kim Jong Un/ Këtë herë mbledh ushtrinë, ja arsyeja - Bota Sot
Rishfaqet Kim Jong Un/ Këtë herë mbledh ushtrinë, ja arsyeja

Azia

Rishfaqet Kim Jong Un/ Këtë herë mbledh ushtrinë, ja arsyeja

Më: 25 maj 2020 Në ora: 08:09
Kim Jong Un

Kim Jong Un rishfaqet sërish pas tri javësh mungesë në sytë e publikut.

Ai është parë për herë të fundit më një maj, në inaugurimin e fabrikës së mbeturinave në Penian.

Për këtë arsye, mediat botërore aluduan jo pak mbi shëndetin e diktatorit, madje shkuan deri aty sa hamendësuan se ai mund të ketë vdekur.

Lideri i Koresë së Veriut, është parë duke kryesuar një takim që në fokus kishte kapacitetin e armëve nukleare.

Sipas "The Guardian", në prani të Komisionit të Shtatë Qendror Ushtarak të Partisë së Punës të Koresë, Kim tregoi synimet për të rritur forcën e ushtrisë dhe për t’i vënë në gatishmëri forcat strategjike.

Raportohet se diktatori përmendi nevojën për të përmirësuar “makinerinë e panevojshme dhe defektet përbërëse” të ushtrisë, në mënyrë që të mund të jenë më të përgatitur në rast të një sulmi nga forcat e huaja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat