Tre të vrarë nga të shtënat në Pakistan

Azia

Tre të vrarë nga të shtënat në Pakistan

Më: 25 maj 2020 Në ora: 09:14
Ilustrim

Së paku tre persona, përfshirë dy zyrtarë qeveritarë, janë vrarë gjatë një sulmi në rajonin e Vaziristanit Verior të dielën, bënë të ditur zyrtarët policorë.

Një zyrtar i administratës, i cili kërkoi të mos i publikohej emri për shkak se nuk ishte i autorizuar për të dhënë informacione për gazetarët, tha se sulmuesit me dy motoçikleta i qëlluan me armë viktimat në fshatin Hassu Khel të qytezës Mir Ali.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, shkruan “Free Europe”.

Sulmet kundër forcave pakistaneze të sigurisë në provincën Baloçistan, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, janë shtuar muajve të fundit.

Dy zyrtarët e vrarë ishin duke marrë pjesë në festimin e Fitër Bajramit në vendlindjen e tyre, tha një zyrtar policor.

Më 17 maj, një ushtar pakistanez u vra nga shpërthimi i një bombe në Mir Ali të Vaziristanit Verior.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat