Kina regjistron vetëm 1 rast të ri me COVID-19

Azia

Kina regjistron vetëm 1 rast të ri me COVID-19

Më: 27 maj 2020 Në ora: 08:47
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi 1 rast të ri të konfirmuar me koronavirus në kontinent, nga fundi i 26 majit, nga 7 një ditë më parë, njoftoi Komisioni Kombëtar i Shëndetit, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Kina gjithashtu regjistroi 28 raste të reja asimptomatike – pacientë të infektuar por nuk tregojnë simptoma – përkundrejt 29 një ditë më parë.

Rasti i ri i konfirmuar ishte një rast i importuar.

7 të raportuar një ditë më parë ishin gjithashtu të gjithë të importuar.

Numri i përgjithshëm i rasteve deri më tani në kontinent është 82,993.

Numri i vdekjeve mbetet i pandryshuar në 4,634.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat