Vendi me 2.8 milionë banorë raporton raste të reja të coronavirusit

Azia

Vendi me 2.8 milionë banorë raporton raste të reja të coronavirusit

Më: 28 maj 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Një qytet veri-lindor kinez me 2.8 milionë banorë është goditur me një valë të re të rasteve nga koronavirusi, ndërsa zyrtarët po përpiqen të identifikojnë burimin e panjohur të përhapjes.

Sipas mediave të huaja, qyteti i Mudanjiang në provincën Heilongjiang ka regjistruar 11 raste asimptomatike, shtëpiake në tre ditët e kaluara, duke bërë që autoritetet lokale të ndërpresin transportin publik.

Stacionet hekurudhore u mbyllën dje, ndërkaq fluturimet e brendshme dhe ato ndërkombëtare u anuluan të gjitha. Shkollat ​​i pezulluan orët e mësimit dhe i dërguan studentët në shtëpi.

Zyrtarët e qytetit ende nuk kanë lëshuar një njoftim zyrtar sa i përket mbylljes së të gjitha komplekseve të banimit, mirëpo qytetarët kanë pohuar se objektet e tyre janë vendosur nën izolim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat