Kina regjistron pesë raste të reja me COVID-19

Azia

Kina regjistron pesë raste të reja me COVID-19

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 08:05
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Kina raportoi pesë raste të reja të koronavirusit por asnjë vdekje shtesë të hënën, sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit të vendit.

Të gjitha rastet e reja ishin të importuara, me dy në provincën Sichuan, një në Shanghai, një në Guangdong dhe një në Shaanxi.

Gjithashtu u raportuan edhe 10 raste të tjera asimptomatike.

Një total prej 83.022 rasteve të koronavirusit janë raportuar në Kinë. Numri zyrtar i vdekjeve arriti në 4634.

Më shumë se 78.300 pacientë janë liruar nga spitali deri më tani. Rreth 371 pacientë asimptomatikë gjithashtu janë ende nën vëzhgimin mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat