​Kina autorizon kompanitë ajrore për rifillimin e fluturimeve

Azia

​Kina autorizon kompanitë ajrore për rifillimin e fluturimeve

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 10:38
Ilustrim

Kina, që ka reduktuar ndjeshëm fluturimet me pjesën tjetër të botës për shkak të pandemisë, njoftoi sot se të gjitha kompanitë ajrore të huaja do të mund të rifillojnë me numër të kufizuar fluturimet duke nisur nga 8 qershori, duke hequr de facto ndalimin mbi kompanitë ajrore amerikane.

“Të gjitha kompanitë do të mund të kryejnë një fluturim në javë nga dhe drejt Kinës”, theksoi në një komunikatë Autoriteti për Rregullimin e Trafikut Ajror (CAAC), ndërkohë që Uashingtoni kërcënon se do të pezullojë fluturimet e kompanive kineze.

“Pasagjerët do të duhet të testohen pas mbërritjes së tyre në tokën kineze”, theksoi CAAC.

“Kompanitë ajrore do të mund të marrin një fluturim të dytë të përjavshëm nëse asnjë nga pasagjerët nuk rezulton pozitiv me COVID-19 gjatë tre javëve në të njëjtën linjë”, shtoi CAAC.

Kina, vendi i parë i prekur nga koronavirusi, reduktoi në mënyrë drastike në fund të marsit fluturimet me pjesën tjetër të botës, nga frika e kontaminimeve të reja që nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat