Indonezia shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Azia

Indonezia shënon rekord të rasteve të reja të koronavirusit

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 12:07
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Indonezisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 993 raste të reja të koronavirusit.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i rasteve të virusit në shtetin me shumë ishuj i Azisë Juglindore shkoi në 30,514, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 31 viktima të reja dhe shifra e përgjithshme e të vdekurve shkoi në 1,801.

Disa ditë më parë, autoritetet e këtij vendi morën vendim për anulimin e pelegrinazhit të myslimanëve në Arabinë Saudite për shkak të shqetësimit për përhapjen e mundshme të virusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat