India: Jemi në kontakt me Kinën për tensionet në kufirin e kontestuar - Bota Sot
India: Jemi në kontakt me Kinën për tensionet në kufirin e kontestuar

Azia

India: Jemi në kontakt me Kinën për tensionet në kufirin e kontestuar

Më: 6 qershor 2020 Në ora: 22:25
Foto

India dhe Kina vazhdojnë të mbeten të përfshira në komunikimet diplomatike dhe ushtarake për trajtimin e çështjes së tensioneve bilaterale në zonë e kontestuar kufitare, thuhej sot në një deklaratë të ushtrisë indiane, teksa dy vendet kanë nisur bisedime të nivelit të lartë mbi çështjen.

“Zyrtarët indianë e kinezë mbeten të angazhuar në kanalet ushtarake e diplomatike të komunikimit për situatën aktuale në zonat kufitare Kinë-Indi. Prandaj në këtë fazë çdo raportim i pabazë apo spekulativ nuk do të ndihmonte dhe media këshillohet të përmbahet nga veprime të tilla,” thuhej në deklaratë.

Bisedimet e nisura sot kanë si qëllim zgjidhjen e konfrontimeve të vazhdueshme kufitare në rajonin e Himalajeve.

Muajin e kaluar mediat indiane thanë se New Delhi e Pekini kishin shtuar trupat në rajon për përplasjeve në mars, ku dhjetra ushtarë nga të dy palët mbetën të plagosur.

Përplasjet kanë ndodhur në bregun verior të liqenit Pangong , zonë e kontestuar nga Pakistani, India e Kina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat