I veshur me të bardha, kryesoi seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës – Kim Jong-Un nuk mban maskë mbrojtëse

Azia

I veshur me të bardha, kryesoi seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës – Kim Jong-Un nuk mban maskë mbrojtëse

Më: 9 qershor 2020 Në ora: 11:23
Kim Jong-Un

I buzëqeshur para të pranishmëve, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, është filmuar duke kryesuar seancën e Komitetit Qendror të Partisë së Punës.

Në fotografitë të cilat i ka publikuar qeveria e këtij vendi, mund të shihet se si Kim i veshur me rroba të bardha, qëndron i ulur pranë tavolinës së rrumbullakët, e pranë tij qëndrojnë edhe ndihmësit e tij me përvojë të madhe Choe Ryong Hae dhe Pak Pong-Yu.

Asnjëri prej të pranishmëve nuk barte maskë mbrojtëse, kurse për coronavirus nuk është thënë as edhe një fjalë në raportet e mediave shtetërore.

Në vend të kësaj, “në takim është diskutuar në detaje për çështje kyçe sa i përket zhvillimit të mëtejmë ekonomik të këtij vendi, si dhe përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve”, raportojnë mediat e atjeshme.

Fotografitë e këtij takimi janë publikuar disa javë pasi që Kim ishte shfaqur në opinion gjatë përurimit të një fabrike – duke shuar thashethemet se mund të jetë i sëmurë e madje ishte raportuar se edhe mund të ketë vdekur pas problemeve me zemër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat