Kinezja 5-vjeçe mbetet e varur në rrethojën e ballkonit të apartamentit në katin e 13-të, zjarrfikësit e shpëtojnë në momentet e fundit

Azia

Kinezja 5-vjeçe mbetet e varur në rrethojën e ballkonit të apartamentit në katin e 13-të, zjarrfikësit e shpëtojnë në momentet e fundit

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Një vajzë e vogël që kishte mbetur vetëm në shtëpi, ka arritur që ta mashtrojë vdekjen kur ngeci e varur në ballkonin e apartamentit në një lartësi prej mbi 120 metrave.

Kinezja 5-vjeçe po qëndronte jashtë rrethojës mbrojtëse të ballkonit të apartamentit të katit të 13-të, derisa zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes.

Madje njëri prej tyre nuk hezitoi që të lëshohet me litar nga kati më i lartë, për ta shpëtuar vogëlushen që kishte filluar të humb forcën në duart që i kishte vënë në rrethojë të ballkonit.

Ngjarja ka ndodhur në Kunming në provincën kineze Yunnan. E mediat lokale raportojnë se vogëlushja kishte qëndruar e varur për më shumë se 10 minuta.

Vajza kishte mbetur vetëm në shtëpi, pasi që e ëma e saj kishte zbritur poshtë për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor.

E nga kureshtja e madhe kishte dalë në ballkon për të parë se çfarë ka, dhe në një moment kishte rrëshqitur duke dalë jashtë ballkonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat