Brenda 24 orëve Kina shënon vetëm katër raste me koronavirus më shumë se Kosova

Azia

Brenda 24 orëve Kina shënon vetëm katër raste me koronavirus më shumë se Kosova

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Në Kinë janë regjistruar 57 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të kaluara. Kjo është shifra më e lartë ditore që nga 13 prilli, duke ngjallur shqetësim për rikthim të sëmundjes.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se 36 raste të reja janë raste të infektimit lokal në Pekin dhe dy raste të tilla u shënuan në provincën Liaoning. Zyrtarët shëndetësorë lokalë thanë se këto dy raste kishin kontakte të ngushta me rastet e Pekinit.

Vala e re e rasteve të infektimit lokal ka bërë që autoritetet të marrin masa të reja të izolimit. Njerëzit janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi në 11 zona banimi. Këto raste ishin të parat në Pekin në dy muajt e fundit, shkruan “The Guardian”.

Ndryshe, Kina është shteti që i regjistroi rastet e para të sëmundjes së re në dhjetor të vitit të kaluar. Dyshohet se virusi filloi të përhapej nga një treg në Wuhan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat