​Kina nis testimet e një numri të madh njerëzish pas zbulimit të vatrës së re me Covid-19

Azia

​Kina nis testimet e një numri të madh njerëzish pas zbulimit të vatrës së re me Covid-19

Më: 14 qershor 2020 Në ora: 20:43
Ilustrim

Pekini zhvilloi një fushatë të dielën për të testuar një numër të madh të njerëzve për Covid-19, pas shpërthimit të vatrës së re të infeksionit në qytet, nga frika e një vale të dytë të epidemisë në Kinë.

Koronavirusi pothuajse ishte zhdukur nga Kina pasi u shfaq në Wuhan në fund të vitit 2019, dhe zbulimi i një vatre të re i befasoi qytetarët e Pekinit.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se 57 raste të reja janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, prej tyre 36 në Pekin. Të gjitha janë të lidhur me tregun e madh Xinfadi, i cili kryesisht shet mish, peshk dhe perime.

Ky zbulim çoi në izolimin e 11 zonave të banimit. Zyra e kryetarit të bashkisë në Pekin ka njoftuar se dëshiron të testojë rreth 46,000 njerëz nga 22 milionë që jetojnë në kryeqytet.

Të gjithë ata që punojnë ose kanë qenë së fundmi në tregun Xinfadi duhet të testohen. Deri më tani, 10.881 njerëz janë testuar, thonë autoritetet.

"Unë isha në treg kohët e fundit. Kështu që dua të sigurohem që nuk kam një covid-19", tha një grua 32-vjeçare për AFP, përpara stadiumit ku u organizua testimi.

"Nëse jeni pozitiv, shkoni në spital. Nëse jeni negativ, duhet të izoloheni për 14 ditë," shpjegoi ajo.

Tregu i madh Xinfadi ka disa pjesë. Ata që shesin mish dhe peshk sot janë mbyllur dhe ruhen nga policia dhe policia ushtarake, derisa pjesa ku shiten perimet mbeti e hapur.

Media zyrtare raportoi se virusi është zbuluar në treg, në sipërfaqet e përdorura për prerjen e salmonit të importuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat