Kërkon divorcin dy ditë pas martesës: Nusja në të vërtetë ishte burrë… dhe quhej Adi

Azia

Kërkon divorcin dy ditë pas martesës: Nusja në të vërtetë ishte burrë… dhe quhej Adi

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 16:25
Muh dhe Mita

Një divorc në kohë rekord për një 31-vjeçar, i cili vetëm pasi u martua kuptoi se e kishim mashtruar.

Gruaja me të cilën ishte martuar, në të vërtetë ishte burrë. Historia e pazakonte vjen nga Indonezia, ku Muh, një djalë i ri u martua me 25-vjeçaren me emrin Mita.

Nxitimi ishte ai që çoi në martesë, pasi dy të rinjtë në fillim të muajit maj u njohën në Facebook, ndërsa më tej nisën që të shoqëroheshin.

Image

“U takuam për herë të parë për një kafe, nuk kisha dyshuar asgjë dhe u dashurova. Vendosëm menjëherë të martohemi”, thotë Muh.

As të ftuarit në martesën e mbajtur në qytetin e Kediri, nuk dyshuan asgjë. Problemet nisën gjatë natës së parë të martesës, kur Mita refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me burrin me të cilin ishte martuar.

E njëjta gjë ndodhi edhe një ditë më vonë, dhe pikërisht atë natë 31-vjeçari Muh mësoi mashtrimin, ndërkohë që detajet si, nuk bëhen me dije.

Pas zbulimit, Mita u largua duke humbur gjurmët. Kjo bëri që 31-vjeçari ta denoncojë për mashtrim, dhe të kërkojë divorcin. Aty u zbulua se nusja-burrë në të vërtetë quhej Adi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat