Shpërthen sërish koronavirusi në Pekin, përforcohen masat izoluese

Azia

Shpërthen sërish koronavirusi në Pekin, përforcohen masat izoluese

Më: 15 qershor 2020 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Autoritetet në Pekin kanë bllokuar zonat banuese dhe kanë pushuar nga puna zyrtarë pas shpërthimit të ri të Covid-19, pasi zyrtarë shëndetësor paralajmëruan se rreziku i përkeqësimit të shpërthimit ishte “shumë i lartë”.

Të hënën, autoritetet njoftuan 49 raste të reja, 36 prej të cilave lidheshin me marketin e ushqimeve të detit ‘Xinfadi’ në rrethin jugor të Fengtai të Pekinit. Tregu me shumicë u mbyll të shtunën pasi u identifikua si në qendër shpërthimi i rasteve me koronavirus, shkruan The Guardian.

“Rreziku i përhapjes së epidemisë është shumë i lartë, kështu që ne duhet të ndërmarrim masa vendimtare”, tha Xu Hejian, zëdhënës i qeverisë së qytetit të Pekinit, në një konferencë për shtyp të hënën. Të dielën ai tha se Pekini kishte hyrë në “një periudhë të jashtëzakonshme”.

Pekini, i cili më parë kishte kaluar 55 ditë pa asnjë infeksion të ri,  u marshua nga qytetarët që ktheheshin nga vendet e tjera, të cilët bënë që të paraqiten 79 raste në katër ditët e kaluara.

Rasti i parë në atë që po quhet “shpërthimi i ri” u zbulua të enjten pasi një burrë 52-vjeçar i mbiquajtur Tang u konfirmua se kishte virusin. Të premten, autoritetet raportuan gjashtë raste të tjera.

Autoritetet kanë frikë se virusi po përhapet nga Pekini. Disa qytete kineze u kanë kërkuar banorëve të tyre të mos udhëtojnë në kryeqytet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat