Në përleshjen e armatosur mes Indisë dhe Kinës thuhet se ka pësuar edhe ushtria kineze

Azia

Në përleshjen e armatosur mes Indisë dhe Kinës thuhet se ka pësuar edhe ushtria kineze

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:13
Foto ilustrim

Kryeredaktori i gazetës kineze “Global Times” ka thënë se ushtria kineze ka pësuar gjatë përleshjes së armatosur me forcat indiane në zonën e kontestuar kufitare në Kashmir.

“Bazuar në atë që di unë, pala kineze gjithashtu ka pësuar në përleshjen fizike në Ultësirën e Galwan-it”, shkroi Hu Xijin në Twitter, shkruan “Reuters”.

Ndryshe, tre ushtarë indianë janë vrarë gjatë luftimeve me forcat kineze në Ladakh të rajonit të kontestuar te Kashmirit. Kjo ngjarje erdhi në kohën e tensionimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

gUshtria indiane njoftoi përmes një deklarate se zyrtarë të lartë të ushtrive të të dyja vendeve janë duke e zhvilluar një takim për uljen e tensioneve, por nuk dha hollësi të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat