Kinë, 40 raste të reja me koronavirus

Azia

Kinë, 40 raste të reja me koronavirus

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 13:27
Kinë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kinë janë konfirmuar 40 raste të reja të infektimit me koronavirus, prej të cilëve 27 janë regjistruar në Pekin.

Komisioni Kombëtar Shëndetësor i Kinës njoftoi se numri i të infektuarve në Pekin nga 12 qershori është rritur në 106.

Në njoftim theksohet se shumë raste lidhen me tregun në kryeqytet, ndërsa tre raste janë regjistruar në një treg tjetër që është vendosur në karantinë.

Më tej theksohet se gjatë ditës së fundit nuk janë regjistruar raste të vdekjes që mund të lidhen me COVID-19.

Në Kinë koronavirusi është konfirmuar tek 83.221 persona, ndërsa si pasojë e infektimit kanë vdekur 4.634 persona.

Autoritetet kineze ndaluan braktisjen e vendqëndrimit të banorëve në afërsi të tregut në të cilin ka ardhur deri te përhapja e infektimit.

Në Pekin taksistët ndalohen të eksportojnë pasagjerë nga Pekini, ndërsa në mjetet e transportit publik është kufizuar numri i pasagjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat