Ministri i Shëndetësisë shtrohet në spital, shfaq simptomat e Covid-19

Azia

Ministri i Shëndetësisë shtrohet në spital, shfaq simptomat e Covid-19

Më: 16 qershor 2020 Në ora: 15:52
Ilustrim

Ministri i Shëndetësisë së Nju Dehli, kryeqyteti i Indisë, është shtruar në spital, pasi ka shfaqur simptomat e Covid-19. Lajmin e konfirmoi vetë Jain Satyendar, përmes një mesazhi në “Twitter”.

“Duke parë temperaturën e lartë dhe një ulje e papritur e nivelit të oksigjenit në gjak, u shtrova në spitalin e Rajiv Gandhi. Së shpejti do t’ju jap të tjera informacione”, shkruan ministri indian i shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në Indi, janë regjistruar më shumë se 10 mijë raste të rja me koronavirus. Numri në total i të prekurve me Covid-19 në Indi ka kaluar 343 mijë, ndërkohë që numërohen 9,900 të vdekur nga virusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat