COVID-19 rikthehet në Kinë, ky është numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Azia

COVID-19 rikthehet në Kinë, ky është numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:21
Ilustrim

Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me COVID-19.

Autoritetet kineze të shëndetësisë raportuan të mërkurën 44 raste të reja COVID-19 në territorin kinez, nga të cilat 33 ishin transmetime lokale dhe 11 raste hyrëse, raporton Reuters.

Asnjë vdekje e re nuk u raportua.

Midis infeksioneve lokale, Pekini regjistroi 31, ndërsa provincat Hebei dhe Zhejiang regjistruan një rast secili, tha Komisioni Kombëtar i Shëndetit në raportin e tij të përditshëm.

Komisioni gjithashtu identifikoi 11 pacientë të rinj asimptomatikë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në territorin kinez qëndron në 83.265 dhe numri i vdekjeve kumulative në 4634, me 106 pacientë asimptomatikë nën vëzhgimin mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat