India raporton mbi 2 mijë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Azia

India raporton mbi 2 mijë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 09:51
Ilustrim

India regjistroi mbi 2 mijë vdekje të tjera nga koronavirus në 24 orët e fundit, treguan të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi.

Sipas përditësimit të sotëm, Ministria indiane e Shëndetësisë raportoi 2 mijë e 3 vdekje tjera dhe 10 mijë e 974 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 tani ka arritur në 354 mijë e 65, me numrin e të vdekurve në 11 mijë e 903.

Shteti perëndimor Maharashtra aktualisht është i prekur më keq me numrin më të madh të vdekjeve, 5 mijë e 537.

Deri më 16 qershor, vendi ka kryer 6.084.256 teste, sipas Këshillit të Kërkimeve Mjekësore Indiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat