Mendoi se ishte dera e hapur, gruaja nga India përplaset në xham – copëzat i ngulen në bark dhe ndërron jetë

Azia

Mendoi se ishte dera e hapur, gruaja nga India përplaset në xham – copëzat i ngulen në bark dhe ndërron jetë

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 15:34
Gruaja nga India përplaset në xhama

Një nënë e dy fëmijëve ka humbur jetën, pasi aksidentalisht është përplasur në derën e xhamit të një filiale të bankës, ku copëzat e thyera nga përplasja i janë ngulur në bark.

Kamerat e sigurisë shfaqin Beena Jiju Paul, 46-vjeçe, brenda bankës në Baroda në Perumbavoor të Indisë. Ajo shihet duke ecur në drejtim të dyerve pasi e kishte kuptuar se i kishte harruar çelësat në motoçikletë.

Sipas dëshmitarëve okularë, ajo nuk e kishte kuptuar se dyert janë mbyllur dhe në një moment ajo përplaset në derë, ku nga goditja e madhe rrëzohet në tokë e copëzat e xhamit të thyer i ngulën në bark.

Edhe pse mundohet të ngritet në këmbë ajo nuk arrin ta bëjë një gjë të tillë, duke u detyruar të pranishmit t’i dalin në ndihmë.

Pa kaluar shumë sekonda ajo u mbulua në gjak në plagët e shkaktuar nga copëzat e xhamit që i ishin ngulur në bark.

Duke parë se situata ishte serioze, ajo u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt, por kjo nënë e dy fëmijëve nuk i mbijetoi plagëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat