Irani ende po përpiqet të siguroj armë të shkatërrimit në masë, raporton agjencia gjermane e inteligjencës

Azia

Irani ende po përpiqet të siguroj armë të shkatërrimit në masë, raporton agjencia gjermane e inteligjencës

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 13:18
Ilustrim

Irani së bashku me Pakistanin, Korenë e Veriut dhe Sirinë, kanë synim të përmirësojnë arsenalin ekzistues dhe zhvillojnë armë të reja përmes përpjekjeve të prokurimit ilegal në Gjermani.

Raporti i inteligjencës gjermane i publikuar të hënën thotë se regjimi klerik i Iranit ka vazhduar veprimtarinë e proliferimit ne republikën federale gjatë 2019’s.

Dokumenti prej 187 faqesh të agjencisë së inteligjencës së landit Baden-Württemberg deklaron në kapitullin e emëruar “Proliferimi” që shtetet si “Irani, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Siria janë po vazhdojnë me përpjekje të tilla. Ato shtet kanë synim të plotësojnë arsenalin ekzistues, përmirësojnë rrezen, aplikimin dhe efektivitetin e armatimit të tyre, si dhe të zhvillojnë sisteme të reja armatimi.”

Ata po provojnë që të sigurojnë produktet e nevojshme dhe dijen relevante, mes tjerash, përmes përpjekjeve të prokurimit ilegal në Gjermani” u shtua në raport.

Sipas raportit, termi proliferimit i referohet “përhapjes së mëtejme të armëve atomike, biologjike të shkatërrimit në masë –apo produkteve dhe dijenisë të nevojshme për prodhimin e tyre –dhe sistemeve përkatëse të dërgesës.”

Raporti i inteligjencës thekson se shteti jugor gjerman i Baden-Württemberg është cak i regjimit të Iranit për shkak të prezencës së shumë kompanive të teknologjive të larta në këtë shtet.

Dokumenti i agjencisë gjermane thekson po ashtu edhe strategjinë e Iranit për të anashkaluar kufizimet e eksportit dhe embargos “duke u fshehur si shfrytëzuesi i fundit aktual, për të blerë mallra në Gjermani dhe Europë me ndihmën e kompanive të themeluara enkas për t’u fshehur, dhe posaçërisht për të sjellë teknologji me përdorim të dyfishtë në shtete problematike. Shtetet e zakonshme që përdoren për anashkalim përfshijnë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqinë dhe Kinën.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat