Vatra e re e Covid-19/ Autoritetet kineze: Virusi në Pekin erdhi nga Europa

Azia

Vatra e re e Covid-19/ Autoritetet kineze: Virusi në Pekin erdhi nga Europa

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 06:42
Ilustrim

Koronavirusi i shfaqur në Pekin, në tregun Xinfadi, vjen nga Evropa, por i përket një lloji më të vjetër se ai që aktualisht po godet kontinentin e vjetër. Kjo është hipoteza e Zhang Yong, zëvendësdrejtor i Qendrës Kineze të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve.

Në një dokument të komisionit për inspektim dhe disiplinë, Zhang vëren se shumë kampionë të marrë në tregun Xinfadi, tregojnë se virusi ishte i pranishëm atje prej kohësh.

“Rezultati i kërkimeve paraprake të sekuencës gjenetike tregon se ky virus ka ardhur nga Evropa, por është më i vjetër se viruset që aktualisht po qarkullojnë atje”, tha Yong. Zyrtarë të tjerë kinezë, kanë thënë më herët për mediat lokale, se virusi mund të ketë filluar të përhapet në Pekin që në fillim të majit.

Zbulimi më i fundit, i shton peshë idesë se virusi që qëndron pas shpërthimit më të fundit, ka qarkulluar në kryeqytetin kinez që para se rastet e reja të identifikoheshin javën e shkuar. Pekini raportoi së fundmi 24 raste të reja infektimi në qytet por është parë se shkalla e përhapjes është ngadalësuar në krahasim me fundjavën e shkuar, kur zbuloheshin rreth 40 infeksione çdo ditë.

E gjithë kjo nxjerr në pah vështirësinë e sfidës së vënies nën kontroll të një vale të dytë të Covid-19, edhe për qeveritë që e kanë vënë nën kontroll shpërthimin fillestar. Para rasteve të fundjavës së shkuar, Pekini nuk kishte infeksione të konfirmuara simptomatike prej rreth 2 muajsh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat