Në Kinë po mbahen dy kanadezë si të dyshuar për spiunazh

Azia

Në Kinë po mbahen dy kanadezë si të dyshuar për spiunazh

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 08:54
Michael Kovrig dhe Michael Spavor

Prokurorët kinezë janë duke i akuzuar për spiunazh dy kanadezë të cilët janë arrestuar më parë nga autoritetet e sigurisë.

Nën këto akuza, personat në fjalë mund të përballen me burgim të përjetshëm, gjë që mund t’i përkeqësojë marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Otavës dhe Pekinit, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Behët fjalë për ish-diplomatin Michael Kovrig dhe biznesmenin Michael Spavor të cilët u arrestuan në fund të vitit 2018, menjëherë pasi policia kanadeze ka arrestuar zyrtarin kryesor të financave të kompanisë së teknologjisë ‘Huawei’, Meng Wanzhou, duke u bazuar në një urdhër-arrest të lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Autoritetet kineze mohojnë se këto dy ndalime janë të lidhura me rastin e Meng. Mirëpo ekspertët po i cilësojnë këto arrestime si përpjekje për të bërë presion mbi Kanadanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat