Koronavirusi/ Kina regjistron 18 raste të reja, rriten testimet në Pekin

Azia

Koronavirusi/ Kina regjistron 18 raste të reja, rriten testimet në Pekin

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 09:59
Foto ilustrim

Kina sot regjistroi edhe 18 raste me koronavirusin e ri (COVID-19) mes shqetësimeve për kthimin e infektimit në kryeqytetin Pekin.

Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, shtatë nga infeksionet e reja janë raste të importuara. Autoritetet në Pekin rritën kapacitetin e përditshëm të testimit të acidit nukleik nga 100.000 në më shumë se 230.000, teksa infektimet janë duke u kthyer, raporton Xinhua.

Pas rritjes së rasteve të reja në Pekin javën e kaluar, autoritetet kanë caktuar 124 institucione për të trajtuar pacientët. Më shumë se 200 raste të koronavirusit u raportuan në Pekin që nga 11 qershori.

Kina ka raportuar 83.396 raste të konfirmuara dhe 4.634 vdekje për shkak të infektimit, me 78.413 shërime. SHBA, Brazili, Rusia dhe India aktualisht janë vendet më të goditura në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat