Tragjike/ 7 fëmijë hynë në lumë për të shpëtuar shokun, mbyten të gjithë

Azia

Tragjike/ 7 fëmijë hynë në lumë për të shpëtuar shokun, mbyten të gjithë

Më: 22 qershor 2020 Në ora: 12:47
Foto Ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet në Kinë, ku 8 fëmijë po luanin pranë digës Tongjia në lumin Fu. Njëri prej tyre ra në lum dhe të tjerët u hodh për ta ndihmuar. Ngjarja ka ndodhur ditën e diel, sipas mediat shtetërore.

Një operacion kërkimi dhe shpëtimi filloi nga autoritetet lokale në rrethin Tongnan, i cili vazhdoi gjatë gjithë natës.Trupat e tetë fëmijëve u gjetën ditën e sotme në mëngjes.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, mbytja është shkaku kryesor i vdekjes për fëmijët nën moshën 14 vjeç në Kinë. Ministria kineze e shëndetësisë vlerëson se rreth 57,000 njerëz mbyten çdo vit në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat