Dy vite negociata për pajtim “u shembën brenda dy sekondave” – pse ndodhi kjo dhe çfarë po kërkon Koreja e Veriut?

Azia

Dy vite negociata për pajtim “u shembën brenda dy sekondave” – pse ndodhi kjo dhe çfarë po kërkon Koreja e Veriut?

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 00:02
Foto ilustrim

Pranvera dhe vera e vitit 2018 kishte rezultuar në atë kohë me një afrim të jashtëzakonshëm midis dy Koreve, pasi udhëheqësit e tyre kanë mbajtur takime të njëpasnjëshme.

Sipas mediave të huaja, takimi mes dy palëve, “prodhoi” një numër deklaratash të përbashkëta, linja telefonike dhe masa të tjera për ndërtimin e besimit mes dy vendeve, madje rezultoi edhe me ndërtimin e një zyre ndërlidhëse ndër-koreane në Kaesong, vetëm 6 milje në territorin e Koresë së Veriut nga Zona e Demilitarizuar.

Në atë kohë zyra ishte kanali i parë i komunikimit dhe shërbeu si një ambasadë de fakto midis dy palëve, të cilat teknikisht janë ende në luftë.

Image

I gjithë progresi brenda dy viteve, u rrëzua vetëm ditë më parë kur Koreja e Veriut, shkatërroi zyrën ndërlidhëse, e cila ishte përdorur kryesisht nga janari për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Shembja e “zyrës së pajtimit” dërgonte qartë mesazhin e Koresë së Veriut.

Veprimi vjen në mes të përpjekjeve të reja të Veriut për të përshkallëzuar tensionet në Gadishullin Kore.

Më 8 qershor Pyongyang ndërpreu të gjitha linjat e komunikimit me Jugun dhe njoftoi se do të fillojë ta trajtojë fqinjin e vetë si një “armik”.

Arsyeja e supozuar e këtij shpërthimi raportohet të jetë fushata e Koresë së Jugut, e drejtuar kryesisht nga aktivistë dhe dezertorë, të cilët dërguan fletë palosje propaganduese përtej kufirit përmes balonave të hidrogjenit.

Letrat propaganduese, të cilat shpesh e përshkruajnë Kim Jong-un si një diktator përmes karikaturave, janë kërcënime të rënda për një regjim që e konsideron informacionin si prioritet për mbijetesën e atij vendi.

Pyongyang pretendoi se fushata shkeli një marrëveshje të vitit 2018 midis Moon dhe Jong-un.

Kështu, në një përpjekje për të ruajtur marrëdhëniet e mira, Korea e Jugut madje paditi aktivistët e kësaj fushate, ndërsa miratoi një ligj për ndalimin e broshurave.

Image

Fakti që këto përpjekje nuk patën edhe aq sukses për ta qetësuar situatën – Jong-un shfrytëzoi këto letra për ta krijuar një krizë mes dy vendeve.

Ai ka qenë i pakënaqur me procesin diplomatik që nga samiti i tij i dështuar në Hanoi me Presidentin amerikan, Donald Trump, në shkurt të vitit 2019, i cili rezultoi pa ndonjë marrëveshje për shkatërrimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.

Moon i cili u betua që do të rregullonte marrëdhëniet me Korenë e Veriut, është përpjekur të mbajë gjallë diplomacinë ndërkufitare mes dy vendeve.

Ai rriti ndihmën humanitare madje propozoi edhe bashkëpunimet për turizmin.

Vetëm të hënën, Seul propozoi dërgimin e dy zyrtarëve të lartë në kryeqytetin e Koresë së Veriut, në mënyrë që të mbahen bisedimet.

Veriu i cili ka kohë që e ka bërë të qartë se qëllimi i tij është që t’i lehtësohen masat e sanksioneve ekonomike, ai e kundërshtoi “propozoimin pa takt” dhe e hodhi në erë zyrën e pajtimit.

Koreja e Veriut gjithashtu njoftoi se do të rizhvendoste trupat në zonat e vijës së parë të frontit që u demilitarizuan dy vjet më parë, përfshirë atë Kaesong dhe Mount Kumgang.

Fytyra e re e armiqësisë së Koresë së Veriut është motra e Jong-un, Kim Yo Jong. Pjesa më e madhe e retorikës së ashpër drejtuar Seulit në median shtetërore i është atribuar asaj, ndërsa disa analistë supozojnë që ajo do ta zëvendësojë vëllanë e saj 36-vjeçar.

Në disa raste Kim Jong-un u zhduk para “skenës” së publikut për disa javë, duke çuar në thashetheme të mprehta se kinse ai kishte pësuar urgjencë mjekësore.

Kritika e Veriut ndaj Moon, mund të jetë një përpjekje për të përfituar nga tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Koresë së Jugut, për shkak të kërkesave të Trumpit që administrata e Moon të paguaj miliarda dollarë për të mbështetur bazat ushtarake amerikane në Korenë e Jugut.

“Koreja e Veriut synon gjithmonë prishjen e marrëdhënieve midis Washington-Seul”, thonë David Maxwell dhe Matthew Ha nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Ndërkohë bisedimet bërthamore midis Pyongyang dhe Washington ndoshta do të mbesin mbrapa të paktën deri në nëntor, pasi Trump po përgatitet për fushatën në zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA, shkruan Business Insider.

Përkundër veprimit të fundit, Koreja e Veriut nuk do të vazhdojë për momentin testimin e armëve bërthamore ose raketave, pasi kjo do të provokonte Kinën dhe Rusinë.

Koreja e Veriut gjithashtu ka një histori të gjatë provokimesh të përgjakshme kundër asaj të Jugut.

Në vitin 2010, ajo përmbyti një anije detare të Koresë së Jugut, duke vrarë 46 detarë. Po atë vit, vendi bombardoi një ishull të Koresë së Jugut, duke vrarë katër njerëz, përfshirë dy civilë, ndërsa u plagosën të paktën 18 të tjerë.

Veriu gjithmonë ka qenë i gatshëm të marrë rreziqe të jashtëzakonshme për të arritur objektivat e tij. Vendi shkaktoi një sulm tjetër në vitin 2015, në të cilin Seul akuzoi ushtarët e Koresë së Veriut për vendosjen e minave tokësore pranë një një kufiri, duke shkaktuar lëndimin e dy ushtarëve.

Mediet shtetërore të Koresë së Veriut, kanë ngritur gjithashtu kërcënime javët e fundit kundër dezertorëve në Jug, duke thënë se ata do e paguajnë çmimin për krimet e tyre.

Koreja e Jugut deklaroi se kishin përgjuar një përpjekje të tillë në vitin 2011, pasi Veriu synoi të vrasë Park Sang-hak, një dezertor dhe një aktivist që ishte i përfshirë në fushatën e fundit propaganduese.

Duke parë zhvillimet e fundit, ende nuk dihet se si do të veprojë kundër veprimeve të Koresë Veriut, Ministra e Mbrotjes në Seul premtoi se Veriu do të paguaj çmimin, nëse do të mobilizonte kërcënimet e veprimit ushtarak.

Megjithëse Moon ka investuar shuma të jashtëzakonshme të kapitalit politik, për ndërtimin e paqes ndër-koreane, ai me siguri do të gjente përsëri mënyra të tjera për t’u pajtuar me Veriun – edhe pse ëndrrat e tij për një paqe të qëndrueshme po prishen para syve të tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat