A e dini sa teste i ka kryer Kina nga fillimi i COVID-19?

Azia

A e dini sa teste i ka kryer Kina nga fillimi i COVID-19?

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Kina ka publikuar statistikat e numrit të testeve të përgjithshme nga fillimi i COVID-19.

Qeveria kineze të mërkurën njoftoi se më shumë se 90 milionë teste të koronavirusit janë kryer në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë, raporton Cnn.

“Që nga 22 qershori, numri akumulues i testeve të kryera nga institucione mjekësore dhe shëndetësore në mbarë vendin arriti në 90.41 milionë”, tha Guo Yanhong, një zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit.

Njerëzit shpesh kërkohet të testohen disa herë nëse janë raste të dyshuara, pacientë të rikuperuar ose të kthyerve nga jashtë – së bashku me kontaktet e tyre të ngushta.

Guo tha se Kina kishte rritur kapacitetin e saj të testimit duke zgjeruar numrin e institucioneve të testimit nga 2.081 në fillim të marsit në 4,804 tani.

Ai shtoi se numri i teknikëve të testimit të acidit nukleik gjithashtu u rrit nga 13.900 në 28.500.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat