89 raste të reja me koronavirus në Japoni

Azia

89 raste të reja me koronavirus në Japoni

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 11:08

Japonia ka publikuar bilancin ditor me COVID-19.

Japonia raportoi 89 raste të koronavirusit dhe pesë vdekje të mërkurën, sipas ministrisë së saj të shëndetësisë, raporton Cnn.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me Covid-19 në Japoni është 18.822, me 712 nga anija e lundrimit Diamond Princess. Të paktën 981 njerëz kanë vdekur nga koronavirus, me 13 prej tyre nga anija.

Ministria tha se 16.921 pacientë ose janë larguar nga spitalet ose janë shëruar deri të marten, transmeton lajmi.net.

Kryeqyteti Tokio raportoi 55 raste të reja të mërkurën, duke shënuar rritjen më të lartë që nga 5 maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat