​Të lidhur me zinxhirë, ja si po i torturojnë elefantët në Tajlandë

Azia

​Të lidhur me zinxhirë, ja si po i torturojnë elefantët në Tajlandë

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 18:08
Foto

Pamje tronditëse vijnë nga Tajlanda. Në fotot e bëra virale shikohen elefantë të lidhur me zinxhirë, me qëllim argëtimin e turistëve të huaj, të cilët kanë dëshirë t’i fotografojnë apo të udhëtojnë me ta.

Pamjet janë bërë publike nga organizata botërore për mbrojtjen e kafshëve, e cila e ka dënuar ashpër këtë veprim.

“Ne po i bëjmë thirrje këtij institucioni që të ndalojë këtë aktivitet të paligjshëm. Një kafshë nuk mund të lidhet në atë mënyrë. Ne duam që elefantët të jetojnë të lirë në habitatin e tyre, por edhe nëse ato duhet të përdoren për qëllim biznesi, të paktën nuk duhet të keqtrajtohen”, u shpreh Ben Pearson, shefi ekzekutiv i organizatës për mbrojtjen e kafshëve.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat