Hong Kong: Protesta kundër projekligjit kinez mbi sigurinë

Azia

Hong Kong: Protesta kundër projekligjit kinez mbi sigurinë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 15:45
Hong Kong

Mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Kinës në një sesion tre ditor u shoqërua nga protesta në Hong Kong. Policia i spërkati me piper protestuesit në një përpjekje për t'i shpërndarë. Takimi shihet si një mundësi për miratimin e një projektligji mbi Hong Kongun që ka ngjallur debate dhe frikë në territorin gjysmë-autonom.

Një njoftim i mëparshëm në lidhje me takimin, bërë nga agjensia zyrtare e lajmeve "Xinhua" nuk përmendte legjislacionin mes temave të mundshme për diskutim, por kjo çështje mund të futet në rend të ditës së takimit. Sipas projektligjit qeveria qendrore do të krijonte një zyrë të sigurisë kombëtare në Hong Kong e cila do të mblidhte e analizonte informacione zbulimi dhe do të merrej me çështje penale që lidhen me sigurinë kombëtare. Policia dhe gjykatat e Hong Kongut do ta ruanin juridiksionin mbi çështjet të ndryshme, por ligji do të bënte një përjashtim për autoritetet kineze që ta ushtronin juridiksion mbi "një numër të vogël çështjesh penale ... në rrethana specifike" sipas agjencisë "Xinhua". Por në njoftim nuk u dhanë shumë detaje se cilat mund të jenë këto rrethana, gjë që ka rritur frikën se qeveria qendrore po shtrëngon kontrollin e saj ndaj Hong Kongut pas disa muajsh protestash antiqeveritare që u zhvilluan vitin e kaluar.

Sipas planeve, ligji i ri i sigurisë do të mbizotëronte nëse ligjet lokale të Hong Kongut do të binin në kundërshtim me të, njoftoi "Xinhua". Ai do të kërkonte nga qeveria e Hong Kongut që të krijonte një komision të Sigurisë Kombëtare të mbikëqyrur nga qeveria qendrore. Pekini do të emëronte një këshilltar të sigurisë kombëtare për qytetin.

Projektligji ka ngritur shqetësime dhe është bërë objekt kritikash ndërkombëtare. Të enjten shefi i të drejtave të njeriut në Kombet e Bashkuara Zeid Ra'ad al-Huseini dhe një grup ekspertësh të të drejtave të njeriut, paralajmëruan atë që e quajtën një "tragjedi të mundshme humanitare" në lidhje me ligjin e sigurisë në Hong Kong.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat