India raporton rreth 20 mijë raste ditore me koronavirus

Azia

India raporton rreth 20 mijë raste ditore me koronavirus

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

India njoftoi sot rritjen më të madhe të rasteve ditore me koronavirus, duke shënuar 19.906 të infektuar të ri me COVID-19 përbrenda 24 orëshit të fundit.

Numri i rasteve në të gjithë vendin arriti në 528 859, derisa numërohen dhe 16 095 viktima. India është vendi i katërt më i goditur pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Rusisë.

“Të shtunën u testua një total prej 231.095 personash”, njoftoi Këshilli Indian i Kërkimeve Mjekësore, shifër që konsiston në më shumë se dyfishin e testeve të kryera çdo ditë.

Qeveritë në Delhi, Maharashtra dhe Uttar Pradesh njoftuan se do të zgjerojnë më tej numrin e testimeve përgjatë javëve të ardhshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat