Pse po i alarmon njerëzit, ligji i ri i sigurisë në Hong Kong? - Bota Sot
Pse po i alarmon njerëzit, ligji i ri i sigurisë në Hong Kong?

Azia

Pse po i alarmon njerëzit, ligji i ri i sigurisë në Hong Kong?

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Kina ka miratuar një ligj të ri të sigurisë kombëtare kundër Hong Kong-ut. Mirëpo, çfarë do të thotë kjo në praktikë? BBC i hedh një vështrim më të hollësishëm këtij vendimi.

Sipas artikullit në BBC, juristët dhe ekspertët ligjorë kanë thënë se ligji i Kinës për sigurinë kombëtare kundër Hong Kong-ut, do të ndryshojë rrënjësisht sistemin juridik të këtij territori.

Ligji prezenton krime të reja me dënime të rënda – deri në burg të përjetshëm – dhe lejon personelin e sigurisë së vendit që të veprojë ligjërisht ndaj Hong Kong-ut pa ndonjë masë të ndëshkimit.

Image

Ky legjislacion i jep Pekinit fuqi të gjera që kurrë nuk i kishte poseduar më parë, në mënyrë që vendi të prek në këtë territor përtej sistemit juridik.

Ndërkohë, një ekip ekspertësh në SHBA dhe Hong Kong, identifikuan një numër aspektesh shqetësuese, për sa i përket këtij ligji.

Çfarë thuhet në nenin e 29-të

Në të thuhet se kushdo që komploton me të huajt për të ngjallur “urrejtje” ndaj qeverisë kineze, ose edhe ndaj autoriteve të Hong Kong-ut, ka kryer vepër penale.

A përfshin kjo kritikat ndaj qeverisë së Partisë Komuniste Kineze?

Të mërkurën gjatë një konference për shtyp, iu kërkua Sekretares së Drejtësisë në Hong Kong, Teresa Cheng, që të definojë saktësishtë kuptimin e fjalës dispozitë. Megjithatë ajo nuk ishte në gjendje të jepte një përgjigje të qartë.

Neni 55 përmban gjithashtu një gjuhë të paqartë

Sipas juristëve, ligji u jep të drejtën operatorëve të sigurisë kineze të hetojnë disa raste të sigurisë kombëtare, që duken “komplekse”, “serioze” ose “të vështira”.

Siç vëren ekipi, këto fjalë janë “shumë subjektive dhe të njëanshme”.

Organizatat e të drejtave të njeriut kanë theksuar se ligji është në kundërshtim me ligjet e mbrojtjes të cilat u plasuan kohë më parë.

Gjyqi mund të mbahet në mënyrë të fshehur (neni 41) dhe pa një juri (neni 46). Gjykatësit do të përzgjedhen (neni 44) nga shefi ekzekutiv i Hong Kong-ut, i cili i përgjigjet drejtpërdrejt Pekinit.

Ligji gjithashtu definon një supozim se të dyshuarit do të lirohen me kusht (neni 42).

Ndërkohë e njëjta dispozitë, sipas ekspertëve sugjeron se të dyshuarit nuk kanë ndonjë afat kohor se sa mund të mbahen në paraburgim. Thotë vetëm se çështjet duhet të trajtohen sipas “kohës së duhur”.

Të gjitha çështjet – nga hetimi, në gjyq e deri në dënim – do t’u dorëzohen autoriteteve të vendit (neni 56).

Shtetasit e huaj jashtë territorit të Hong Kong-ut do të ndjeken penalisht sipas ligjit (neni 38).

Donald Clarke, shkroi në një blog që diskutohet për çështjet kineze – se një kolumnist i gazetave amerikane që mbronte pavarësinë e Tibetit, mund të bjerë në kundërshtim me ligjin.

“Nëse keni shprehur fyerje ndaj Republikës Popullore të Kinës, ose edhe ndaj autoriteteve të Hong Kong-ut, këshilla ime, qëndroni larg kësaj çështjeje të Hong Kong-ut”, shkroi ai.

Clarke nga Shkolla e Drejtësisë e Univeristetit George Washington, tha që shqetësimi më i madh qëndron në atë se si ligji i parasheh institucionet dhe proceset.

Legjislacioni i lejon Kinës të krijojë Zyrën për Ruajtjen e Sigurisë Kombëtare në Hong Kong – një organ kinez që do të posedojë personelin e saj në vend.

Neni 60, sqaron se kushdo që punon atje nuk ka pse t’i përmbahet ligjeve të Hong Kong-ut. Ata nuk do t’i nënshtrohen “inspektimit, kontrollit ose ndalimit”.

Ndërsa Clarke shkroi: “Ata nuk do të ngacmohen”.

Claudia Mo, një ligjvënëse e opozitës në Hong Kong, tha që qëllimi i këtij ligji për siguri kombëtare ishte që të pushojë “ekistencën” e Hong Kong-ut.

“Njerëzit do të jenë aq të frikësuar sa që nuk do të guxojnë të thonë ndonjë gjë, ose të veprojnë diçka lidhur me këtë rast”, u shpreh ajo.

Sigurisht, Pekini e sheh ndryshe këtë pikëpamje, shkruan artikulli, përcjell Telegrafi.

Zhang Xiaoming, nga Zyra e Çështjeve në Hong Kong dhe Makau, tha të mërkurën se ligji do të ndihmojë në kthimin e stabilitetit në rajon.

Vlerësohet edhe se do të përgatisë Hong Kong-un më shumë në përputhje me ligjet, procedurat dhe praktikat e Kinës.

Dhe sipas shkrimit në fjalë, pavarësisht nëse ishte i nevojshëm ose jo, ligji do të jetë domethënës.

Madje siç e tha edhe udhëheqësja e Hong Kong-ut, Carrie Lam: Ky ligj do të jetë një pikë kthese. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat