Prejardhja e coronavirusit, Kina “drejton gishtin” kah Spanja

Azia

Prejardhja e coronavirusit, Kina “drejton gishtin” kah Spanja

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 22:55
Foto ilustrim

Zyrtarë dhe ekspertë kinezë kanë këmbëngulur që çdo hetim mbi origjinën e pandemisë së coronavirusit nuk duhet të kufizohet në Kinë, duke treguar Spanjën si një burim alternativ.

Sipas medieve të huaja, deklaratat duket se janë një përpjekje për të zbutur pritjet përpara një “misioni të kontrollit” të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në vend javën e ardhshme, e cila synon të krijojë një platformë për të gjurmuar shfaqjen e Sars-Cov-2.

“Njohja e burimit të virusit është shumë, shumë e rëndësishme”, tha Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, ndërsa njoftoi udhëtimin të hënën. “Ne mund ta luftojmë virusin më mirë kur dimë gjithçka rreth virusit, përfshirë mënyrën se si filloi ai”.

Por siç raportojnë mediat e huaja, Kina ka marrë një qëndrim mbrojtës si përgjigje.

“Nuk ka rëndësi se me cilin vend fillon puna për identifikimin shkencor, për sa kohë që përfshin të gjitha vendet e lidhura dhe zhvillohet me korrektësi”, ka thënë Zeng Guang, shefi epidemiolog për Qendrën Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, për Global Times.

Ndërkohë Wang Guangfa, një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë për shëndetësinë, gjithashtu i tha gazetës se OBSH duhet të shkonte në Spanjë.

Ai iu referua studiuesve në Barcelonë të cilët thanë se zbuluan praninë e COVID-19 në një mostër të ujërave të zeza në vend në mars të vitit të kaluar, nëntë muaj para se shpërthimi të raportohej për herë të parë në Wuhan, Kina qendrore.

Por ka një konsensus midis ekspertëve që një kuptim më i qartë se nga erdhi virusi është thelbësor për të shmangur shpërthimet në të ardhmen.

Ekipi i OBSH do të ketë një ekspert të shëndetit të kafshëve dhe një epidemiolog që do të udhëtojnë në Kinë për të “vendosur një mision ndërkombëtar” për të eksploruar origjinën e Sars-Cov-2.

“Bërja e shkencës për këtë është e vështirë, është e shtrenjtë, kërkon shumë kohë”, ka thënë Dr. Peter Daszak, presidenti i EcoHealth Alliance.

“Por ja vlen ta bësh sepse atëherë mund të bësh në të vërtetë vendime inteligjente që do të shpëtojnë jetë në të ardhmen … dhe të parandalosh një pandemi tjetër”.

Por ai shtoi se ekzistojnë disa shqetësime se gjurmimi i virusit do të bëhet më i vështirë pasi çështja është e politizuar.

Kjo pasi Kina po bëhet gjithnjë e më armiqësore mes kritikave në rritje nga vendet e tjera, përfshirë SHBA-në dhe Australinë ndërsa teoritë e konspiracionit janë të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat