34 të vdekur nga vërshimet në Japoni, shumica në shtëpi kujdesi

Azia

34 të vdekur nga vërshimet në Japoni, shumica në shtëpi kujdesi

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:56
Japoni

Ujërat e thellë dhe rreziqet për më tepër rrëshqitjet të dheut, kanë penguar operacionin e kërkim-shpëtimit të dielën në jug të Japonisë.

Së paku 34 persona dyshohet se kanë vdekur nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut, përfshirë dhjetëra në shtëpi të kujdesit, njofton agjencia AP. Helikopterët dhe varkat kanë shpëtuar më tepër njerëz nga shtëpitë e tyre në rajonin Kumamoto. Më tepër se 40 mijë trupa të mbrojtjes, gardës bregdetare dhe brigadës së zjarrfikësve po marrin pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit.

Zona të gjëra përgjatë lumit Kuma janë përpirë nga ujërat.

Në shtëpinë e kujdesit në fshatin Kuma, ku afro 14 qytetarë dyshohet se kanë vdekur, operacioni i kërkim shpëtimit për dhjetëra të moshuar dhe kujdestar të tyre ka vazhduar.

Në përgjithësi është konfirmuar vdekja e 18 personave, ndërsa 16 tjerë, përfshirë ata në shtëpinë e kujdesit, dyshohet se kanë vdekur. Deri të dielën pasdite nuk janë gjetur edhe 14 persona tjerë. Ndërsa ka edhe dhjetëra të ngujuar që po presin të shpëtohen.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka paralajmëruar për rrëshqitje të mundshme të tokës edhe të dielën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat