Kim Jong-un mund të ketë vdekur vërtetë, e motra kërkon...

Azia

Kim Jong-un mund të ketë vdekur vërtetë, e motra kërkon...

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 10:25
Kim Jong-un, Kim Yo Jong

Motra e liderit koreano-verior, Kim Jong-un, Kim Yo Jong ka shprehur dyshime për zhvillimin këtë vit të takimit historik mes Veriut komunist dhe Shteteve të Bashkuara, duke ringjallur kështu diskutimet e zjarrta mbi shëndetin e udhëheqësit të vendit.

Kim Jong-un nuk është shfaqur më në publik prej një kohe të gjatë këtë vit, duke nxitur pretendimet se ai ka ndërruar jetë.

Tani, del në skenë e motra e cila vë në dyshim mbajtjen e samitit të planifikuar me Amerikën, duke e justifikuar me idenë që nga një takim i tillë, do të përfitonte vetëm SHBA-ja.

Perspektiva e papritur e tërheqjes së Penianit nga samiti i ka ushqyer sërish spekullimet mbi shëndetin e Kim Jong-un. Por ndërkohë, sipas NKNews, ai nuk ishte fotografuar më që prej 8 qershorit, deri kur u shfaq në 2 korrik në një takim qeveritar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat